Vjedhja e armatosur në Termocentralin Kosova A, roja u mbajt për 20 minuta nga të dyshuarit

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vjedhjen që ka ndodhur në Termocentralin Kosova A në Obiliq.

Sipas policisë, derisa roja ka qenë tek kabina e tij kanë ardhë dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur dhe të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur atë për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer.

Nga aty, dyshohet se këta dy persona kanë vjedhë kabllo elektrike, vlera dhe sasia nuk dihen ende.

Rasti po hetohet dhe nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE ME ARMË & ARMËMBAJTJE PA LEJE /TC Kosova A, Obiliq 30.05.2022 – 03:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tek kabina ku ai bënë roje kanë ardhur dy persona me kapela në kokë dhe të armatosur, të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë mbajtur ankuesin për 20 minuta duke e kanosur dhe fyer. Pasi të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë vërejtur se mungon një pjesë e kabllos elektrike vlera dhe sasia ende nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme