Vjedhje e armatosur në një pikë karburanti në Prizren

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Një pikë karburanti në fshatin Piranë të Prizrenit ishte cak i plaçkitësve mbrëmë.

Pas mesnatës, rreth orës 03:15, dy persona të maskuar dhe me armë janë futur brenda kësaj pike të karburantit ku kanë kërcënuar punëtorët e kompanisë “Shell” dhe kanë arritur që të grabisin para dhe gjëra të ndryshme nga marketi.

Togeri i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka thënë se shuma që është grabitur në këtë market nuk është shumë e madhe dhe deri tani nuk ka asnjë të ndaluar lidhur me këtë rast.

Ai ka thënë se Policia po zhvillon hetime dhe Prokuroria është njoftuar për rastin.


Të ngjashme