Vjedhje në Prizren, të dyshuarit në arrati

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Të dielën në Prizren disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një qytetari, ku kanë vjedhur gjëra me vlerë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prizren, ku ankuesi ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri të cilën e kishte me leje.

Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme