Vjedhje në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, Trepça ’89 me reagim kërkon ndihmë nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 04 Shk 2023 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Ka ndodhur edhe më herët, por përsëri raste të tilla janë përsëritur në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Persona të papërgjegjshëm kanë thyer dyert e stadiumit të Trepçës ’89 duke vjedhur gjëra me vlerë të klubit.

Brenda katër ditëve kjo ishte hera e tretë që janë vjedhur gjësende me vlerë të klubit.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Trepça ’89 ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të marrë masa dhe hajnat të vihen para drejtësisë.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89:

Reagim

Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot është hera e tretë brenda katër ditëve që persona të pandërgjegjshëm kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj..).

E TURPSHME Këto raste janë të paarsyeshme dhe sidomos në një klub sportiv. Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në stadium janë të panumërta.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të merren sa më seriozisht dhe ti ndalojnë këto raste. TURP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme