Vjosa Osmani refuzon insistimin e kryesisë së LDK-së që ta zëvendësojë Konjufcën

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse situata duket pasive në ndërkohë përbrenda subjekteve politike s’është se nuk ka zhvillime, madje edhe dramatike.

Të dy partitë LDK dhe Vetëvendosje nuk po mund të merren vesh për pozitën e kryeparlamentarit. Derisa në Vetëvendosje insistojnë që kjo pozitë t’ i mbetet Glauk Konjufcës, në LDK po këmbëngulin që kjo pozitë t’u rakojë atyre.

Por pretenduesja nga LDK- ja për këtë pozitë Vjosa Osmani po del të jetë pajtuar që votimi për Konjufcën të mos kthehet prapa.

Ekonomia Online merr vesh se Osmani ka refuzuar që të zëvendësojë Glauk Konjufcën në pozitën e kryeparlamentarit.

Duket se ajo është që të gjenden opsione të reja dhe të mos ketë kthim mbrapa të vetë votës së LDK-së që pothuajse në mënyrë unanime kanë votuar Kojufcën e VV-së për kryeparlamentar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme