Vjosa Osmani: Suksesi i bizneseve ndërtohet me punë dhe përkushtim, jo rastësisht

Prishtinë | 19 Maj 2026 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar disa biznese në Anamoravë, përfshirë Fabrika e Ujit Dea, ASK Foods dhe EuroFisi, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e prodhimit vendor.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se suksesi nuk është rastësi, por rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

“Suksesi nuk vjen kurrë rastësisht. Ai ndërtohet çdo ditë me përkushtim, punë të palodhur dhe vizion të qartë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vlerësuar bizneset e Anamoravës si shembuj të qartë të zhvillimit ekonomik të bazuar në punë dhe profesionalizëm.

“Bizneset e Anamoravës janë dëshmi se kur puna e ndershme bashkohet me profesionalizmin, rezultatet flasin vetë”, ka theksuar Osmani.

Gjatë vizitave në këto kompani, presidentja ka falënderuar pronarët dhe punëtorët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në ndërtimin e suksesit.

“Faleminderit për pritjen dhe diskutimet sot gjatë vizitave te Uji Dea, ASK Foods dhe Euro Fisi. Mbi të gjitha faleminderit për angazhimin e palodhshëm dhe për shembullin se gjithçka ndërtohet me punë dhe vetëm me punë”, ka shtuar Osmani.

Të ngjashme