Vlerësohet Chivu, shpallet trajneri më i mirë rumun i vitit 2025

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Cristian Chivu ka marrë një çmim të rëndësishëm nga vendi i tij.

Kjo pasi që trajneri i Interit mori çmimin si Trajneri më i mirë rumun i vitit, për rrugëtimin e tij fantastik në Serie A.

Ai u shpreh i emocionuar pasi mori këtë çmim.

“Për të fituar një çmim individual, shumë faktorë hyjnë në lojë. Tani, si trajner, varesh nga rezultatet dhe nga statusi që arrin të fitosh. Falënderoj Gazetën Sporturilor për këtë çmim, por gjithashtu falënderoj të gjithë trajnerët që përpiqen ta bëjnë këtë punë sa më mirë që të jetë e mundur”, deklaroi Chivu.

Rumuni, u rikthye te ish-skuadra e tij ku zëvëndësoi Simone Inzaghin pas humbjes turpëruese 5-0 nga PSG, në finalen e Ligës së Kampionëve.

Chivu, së bashku me Interin e tij kanë mundësinë të mbyllin vitin 2025 në krye të tabelës, pasi do të përballen ndaj Atalantës të dielën në Bergamo.

Të ngjashme