Vlerësohet kontributi i pesë dëshmorëve të Betejës së Junikut, në 20-vjetorin e rënies

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 13:03 | Nga Mehmeti Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën patronatin e Zyrës së Presidentit, është mbajtur Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së dëshmorëve Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka vlerësuar lartë kontributin e pesë dëshmorëve, në veçanti të Bekim Berishës, për të cilin tha se është njeriu i dytë pas Adem Jasharit si strateg me aftësi të jashtëzakonshme luftarake, raporton Ekonomia Online.

“Pas Adem Jasharit mendoj që Bekim Berisha do të radhitet njeriu i dyte që ka qenë strsteg i jashtëzakonshëm i luftës, ka qenë një mësues i mirë i të rinjve”.

Tutje Lladrovci shpalosi kujtime nga e kaluara me disa nga këta dëshmorë.

“Me Bekim Berishën jam njohur nga 1992 në Zagreb, pas plagosje së tij në kufi kroat ai erdhi në gjermani për të provuar për tu shëruar dhe kishte dëshirë të përfundonte luftën e UÇK. Me Bedriun jam rritur në frymën e Adem Jasharit dhe Fehmi Lladrovcit, s’ka pas qysh me qenë ndryshe”.

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi, tha se nuk ka lëvizje ushtarake për çlirim që nuk është rritur në Junik dhe për të argumentuar këtë përmendi disa ngjarje historike si  Kuvendi i Junikut dhe Beteja e Junikut.

Kuçi i vlerësoi dëshmorët i pasuri e UÇK-së, të cilët sipas tij, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

“Edhe lufta e UÇK-së nuk do të ishte e pasur dhe e madhe pa këta kolos të cilët ranë për te mos vdekur asnjëherë. Komuna në shenjë nderimi për të gjithë këta heronj ka dhënë çmimin nderi i Junikut”.

Ramadan Hoti, nënkryetar i Gjakovës, tha së këta dëshmorë asnjëherë nuk u tërhoqën nga fronti deri në momentin e rënies.

“Secili nga këta kanë qenë në një kohë e vend u shndërruan në yje të përjetësisë”.

Xheladin Shala, në emër të familjeve të dëshmorëve, tha se dita e sotme për ta është moment dhimbjeje, por edhe krenarie.

Ai u shpreh se këta dëshmorë janë frymëzim i gjeneratave të reja si shembull se si duhet të mbrohet atdheu.

“Jemi mbledhur që të kujtojmë 20 vjet më parë po zhvillohej një nga betejat më epike të UÇK, beteja për mbrojtën e Junikut legjendar. Në 20-vjetorin ushtarët trima përkujtohen me ndër dhe do të jenë frymëzim për brezat e ardhshmen se si luftohet për atdheun. Për ne sot është ditë e dhimbjes por dhimbjen e mposht krenaria”.

Bashkëluftëtari i dëshmorëve, Hajdin Abazi, duke folur për zhvillimet e para 20 vjetëve u shpreh se 10 gushti i vitit 1998 ishte goditja më e rëndë që iu dha UÇK-së në Junik, raporton EO.

Abazi tha se përveç Bekim Berishës, katër dëshmorët që ranë në betejën e Junikut nuk ishin me përgatitje ushtarake, por sipas tij këta njerëz të thjeshtë përbënin palcën kurrizore të UÇK-së.

“Lufta çlirimtare në Junik ishte autoktone lufta e familjes Jashari në Prekaz që u tregoi se më të gatshëm jemi të biem të gjithë sesa të qëndrojmë nën regjimin e Serbisë. Ashtu edhe në Gllogjan. Juniku dhe Reka nuk mund të merrnin nga Serbia, por Beogradi urdhëroi tanket për rrethimin e Junikut”.

 

Të ngjashme