Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është propozuar për ushtruese të detyrës së kryetares së kësaj partie. Burime të Ekonomia Online bëjnë të ditur se Çitaku është kandidatja e vetme e propozuar nga PDK-ja për këtë pozitë. Propozimi vjen pasi Bedri Hamza gjatë ditës së sotme njoftoi Kryesinë e PDK-së […]
Vlora Çitaku propozohet për ushtruese të detyrës së kryetares së PDK-së

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është propozuar për ushtruese të detyrës së kryetares së kësaj partie.
Burime të Ekonomia Online bëjnë të ditur se Çitaku është kandidatja e vetme e propozuar nga PDK-ja për këtë pozitë.
Propozimi vjen pasi Bedri Hamza gjatë ditës së sotme njoftoi Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë.

















