Vlora në shtetrrethim, në kërkim të “Tarzanit” që u arratis nga gjykata

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:28 | Nga

Forca të shumta policia kanë blinduar qytetin e Vlorës ditën e sotme pas arratisjes së 28-vjeçari nga salla e gjyqit.

Mësohet se në ndihmë të policisë lokale është vënën edhe FNSH, ku janë ngritur kontrolle të shumta për të kapjen e tij.

Mikel Kasën, ditën e sotme ishte në sallën e gjyqit për t’u njohur me dënimin, por është arratisur.

I arrestuar në 2017 për kultivimi droge, 28-vjeçari sapo është njohur me dënimin nga gjykatësi, ai ka mundur tu shpëtojë forcave të policisë duke u arratisur.

Në momentin që gjykatës i ka komunikuar dënimin me 3.4 vite burg, policia i ka hequr pranga duke i dhënë mundësi atij që të largohet me vrap nga salla e gjyqit.

28-vjeçari ka gjetur një dritare të hapur, ku është hedhur dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

I riu ishte nën akuzë edhe për rrëmbim personi, ndërsa për akuzën e kultivimit të drogës kishte kërkuar gjykim të shkurtuar ku edhe u dënua me 3.4 vite burg.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme