VMRO-DPMNE paralajmëron padi për Talat Xhaferin

Shkup | 14 Mar 2018 | 22:10 | Nga

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sonte në një konferencë, u shpreh se ai dhe subjekti i tij VMRO-DPMNE nuk do ta njohin Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Mickoski njeherit paralajmëroi padi penale ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi për siç u shpreh shkelje të kushtetutës dhe ligjeve.

Në ndërkohë theksoi se ligji vjen si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat nuk kanë mbajtur llogari për pasojat që do të sjellë miratimi i këtij ligji.

Mickoski njoftoi se partia e tij do të ngrejë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme