Von der Leyen në Fakultetin e Arkitekturës monitoron projektin e BE-së, bisedon me studentët për efiçiencën e energjisë

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 12:43 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka vizituar Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë vizitë, ndër të tjerash, presidentja Von der Leyen pati mundësinë ta shohë nga afër implementimin e lidhjes së këtij Fakulteti me sistemin qendror të ngrohjes “Termokos”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo u takua edhe me studentë e Fakultetit të Arkitekturës, me të cilët bisedoi edhe rreth efiçiencës së energjisë elektrike.

Në këtë vizitë morën pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ministrja Rizvanolli ka shkruar në faqen e saj në Facebook se pesidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e konfirmoi se Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro për t’u përballur me krizën energjetike.

“Jemi thellësisht falënderues për këtë kontribut të madh i cili do të minimizojë ndikimin negativ të krizës tek qytetarët tanë”, ka theksuar Rizvanolli.

Të ngjashme