“Vota për AAK-në ndihmon në zgjidhjen e Demarkacionit”

Pejë | 09 Tet 2017 | 18:54 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë thotë se vota për kandidatin nga radhët e tyre, Fatmir Gashi, i mundëson kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt, që ta vendos kufirin aty ku duhet të jetë.

“Zgjedhja kryeministër e z. Haradinaj siguron qytetarët e Republikës së Kosovës dhe banorët e brezit kufitar se çështja mbetet në duar të sigurta. Ajo çka kërkohet në këtë fazë prej komunitetit rugovas, është mbështetja me votën e 22 tetorit për kandidatin e AAK-së, z. Fatmir Gashi. Vota për Fatmir Gashin, në radhë të parë do të thotë votë për të hequr nga qeverisja e Pejës ata që e mbështetën në këto vite demarkacionin aktual. Vota për Fatmir Gashin me 22 Tetor është argument mbështetës për kryeminstrin Haradinaj në qëndrimin për ta vendosur kufirin aty ku është, në Çakorr, Kullë dhe Maje të Larta”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Më tej, në komunikatë shkruhet se top prioritete tjera për AAK-në në Pejë janë edhe parku nacional, për të cilin shkruhet në komunikatë se askush nuk mund të kujdeset më mirë se vetë banorët për atë zonë, dhe do të ketë investime në rrugë, ujësjellës dhe kanalizime.

“Rugova është specifike për Kosovën. Zgjerimi i rrugës Pejë –Kuqishtë – Çakorr. Lidhja e secilit fshat me asfalt. Për Rugovën ujësjellës dhe kanalizim. Kujdes të shtuar dhe zgjidhje e problemeve përmes KEDS-it në mungesën e energjisë elektrike. Këto janë pikat pa të cilat Rugova nuk ka zhvillim”, përfundon komunikata e AAK-së.

Të ngjashme