Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor.
Sipas këtyre rezultateve fituese e zgjedhjeve është Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka marrë 220 mijë e 811 vota, raporton telegrafi.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 206 mijë e 458 vota, kurse në vendin e tretë ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 178 mijë e 645 vota.
Në zgjedhjet e 6 tetorit koalicioni AAK-PSD ka marrë 96 mijë e 883 vota kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD me 42 mijë e 72 vota ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Në Prishtinë: Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40 mijë e 402 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 34 mijë e 145 vota, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 16 mijë e 647 vota. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 8 mijë e 289 vota, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka marrë 5 mijë e 206 vota.
Në Prizren: LVV ka marrë 17 mijë e 905 vota, LDK ka marrë 12 mijë e 710 vota, PDK ka marrë 14 mijë e 724 vota, koalicioni AAK-PSD 4 mijë e 299 vota ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD 3 mijë e 999 vota.
Në Pejë: Për LVV kanë votuar 10 mijë e 80 qytetarë, për LDK-në 14 mijë e 700 qytetarë, për PDK-në 4 mijë e 704 qytetarë, për AAK-PSD-në 12 mijë e 230 qytetarë, për NISMA-AKR-PD kanë votuar 733 qytetarë.
Në Mitrovicë: LVV ka marrë 11 mijë e 340 vota, LDK ka marrë 7 mijë e 471 vota, PDK 11 mijë e 320 vota, koalicioni AAK-PSD 1 mijë e 20 vota dhe koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD, 967 vota.
Në Gjilan: LVV ka marrë 18 mijë e 750 vota, LDK ka marrë 12 mijë e 584 vota, PDK ka marrë 7 mijë e 854 vota, koalicioni AAK-PSD 3 mijë e 377 vota, koalicioni NISMA-AKR 1 mijë e 693 vota.
Në Ferizaj: LVV ka 18 mijë e 44 vota, LDK 12 mijë e 865 vota, PDK 13 mijë e 243 vota, koalicioni AAK-PSD 3 mijë e 367 vota, koalicioni NISMA-AKR-PD 2 mijë e 324 vota.
Në Gjakovë: LVV ka marrë 13 mijë e 348 vota, LDK ka marrë 7 mijë e 661 vota, PDK 3 mijë e 972 vota, AAK-PSD 14 mijë e 695 vota, NISMA-AKR-PD 1 mijë e 313 vota.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në legjislaturën e shtatë do t’i ketë 32 deputetë, Lidhja Demokratike 29 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, 20 deputetë do të jenë të komuniteteve tjera.