Voton Glauk Konjufca: Shpresoj që procesi të përmbyllet me sukses

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar te Fakulteti i Edukimit, raporton Ekonomia Online.

Ai pas votimit para medieve tha se sot është dita e demokracisë dhe legjitimitetit të votës.

“Sot është ditë e rëndësishme e demokracisë, sepse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë”

Tutje ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, duke uruar që ky proces të përmbyllet me sukses.

“Do t’i zgjedhin kryetarët e komunave dhe do ta përcaktojnë edhe përmbajtjen e të gjitha komunave. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas KQZ-së dhe informatave tjera duke uruar që procesi të shkoj mirë dhe të përfundoj me rregull”.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme