Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me bashkëshorten e tij, ka votuar në shkollë “Faik Konica”, në Prishtinë.
Në një prononcim, ai u shpreh se pret një numër të madh të qytetarëve që do të votojnë dhe se pret që gjithsecili prej tyre të votojnë sipas vullnetit të lirë.
“Derisa të gjithë qytetarët janë të barabartë e kryem një të drejtë tonë qytetare dhe dëshirojmë që dalja të jetë sa më masive dhe qytetarët të votojnë sipas bindjes dhe vullnetit të tyre, raporton EkonomiaOnline.