Voziti mbi 150 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet me 500 euro dhe ndalim të vozitjes për një vit

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjobitur me 500 euro dhe ndalim të vozitjes për një vit, pasi në zonën me shpejtësi të kufizuar 50 km/h, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ka vozitur me shpejtësi 158 km/h.

“Më datën 16 korrik 2022, në ora 21:15, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 158 km/h. Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, ka njoftuar policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktivë në rritjen e sigurisë në rrugë.

Të ngjashme