Vrasësi rrëfehet në polici: Kejsi Hysën e vramë për borxhin 8 mijë euro

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 13:20 | Nga

Pavarësisht se ishte shpallur në kërkim nga policia për vrasje, Kejsi Hysa duket se jetonte si një qytetar i lirë në Laç, duke dhënë para me fajde. Pikërisht një borxh prej 8 mijë eurosh është bërë shkak për vrasjen e tij nga Hysni Rama, tashmë i arrestuar dhe një person tjetër i shpallur në kërkim. Mësohet se në polici Rama ka pranuar vrasjen, duke thënë se afati për të kthyer borxhin bashkë me interesat kishte kaluar. Kejsi Hysa e kishe kërcënuar se do ta vriste dhe e kishte sharë dhe nga këtu ishte organizuar një takim në Laç.

Të tre kanë udhëtuar drejt fshatit Nikël, ku situata ka degraduar dhe Kejsi Hysën e kanë qëlluar me dy plumba pas shpine, për ta groposur pastaj në një vend të fshehtë. Autori i vrasjes tha se nuk e kishte menduar se do të arrinte në këtë pikë, por viktima e kishte sharë dhe ofenduar.

34-vjeçari Kejsi Hysa ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit, Edmond Theodhori në korrik të vitit 2015, në Ksamil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme