Vrasja dhe plagosja në Marmull për motive pronësore, sipas Prokurorisë

Foto arkiv: Ekonomia Online
Prishtinë | 12 Mar 2019 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sonte në orët e mbrëmjes, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull të Gjakovës, ka ndodhur një vrasje dhe një plagosje me armë zjarri.

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

I dyshuari është në kërkim dhe ende nuk është kapur nga ana e policisë

Të ngjashme