Vrasja e 18 vjeçarit Lulzim Fejzullahu nga Podujeva, Apeli vërteton dënimin me burgim për dy të miturit

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore ndaj dy të miturve për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut në janarin e 2024. Dy të miturit ishin dënuar për herë të dytë me 19 vite dënim me burgim, për të dy.

“REFUZOHEN si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të miturve dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – departamenti për të mitur, i datës 31.07.2024 VËRTETOHET”- thuhet në vendimin e Apelit.

Edhe në rigjykimin për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, dy të miturit për herë të dytë ishin gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës duke u dënuar të dy së bashku me 19 vite dënim me burgim. Shpallja e aktgjykimit ishte bërë më 31.07.2024.

Të ngjashme