Vrasja e komisarit Artan Cukut, arrestohet porositësi i krimit

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

U arrestua nga policia i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish – oficerit të lartë të Policisë, Artan Cukut.

Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e A.C, raporton Lapsi.al.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme