Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, burri vret fqinjin pastaj gruan

Vushtrri | 17 Shk 2017 | 11:00 | Nga

Një burrë ka vrarë fqinjin në makinën e tij dhe më pas ka vrarë edhe gruan në shtëpi.

Burime të Klan Kosovës, bëjnë të ditur se ai fillimisht kishte vrarë fqinjin dhe ishte munduar ta bënte vrasjen të duket si aksident me makinë.

Rastin e ka konfirmuar dhe prokurorja e rastit, Zejnie Kela.

“Në vend të ngjarjes në makinë janë gjetur gëzhoja”, ka thënë Kela.

“Burri është vrarë në makinë e gruaja në shtëpi”.

Ajo ka thënë se arma me të cilët supozohet që është kryer vrasja është konfiskuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme