Vrasje në tentativë në Gjilan

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në rrugën “Abdulla Preshava” në Gjilan është therur me thikë një burrë.

I njëjti pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit është dërguar për trajtim të vazhdueshëm në QKUK teksa policia ka nisur hetimet për veprën “Vrasje në tentativë”.

“Rruga “Abdulla Presheva”, Gjilan 21.02.2023-22:38. Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme