Vrasje në tentativë në Mitrovicë

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marrë lëndime në kokë në afërsi të lumit Iber, pasi ka raportuar se është sulmuar nga tre persona të panjohur.

Sipas njoftimit nga Policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë fishekë të pa-shkrepur, të cilët janë marrë si prova materiale.

“Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konfirmuar se një person ka lëndime në kokë, ku sipas viktimës është sulmuar nga tre persona të panjohur për të. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Hetuesit e Sektorit Rajonal në Mitrovicë, dhe kanë kryer vend-shiqimin, ku janë gjetur 5 fishekë të pa-shkrepur të kalibrit 6mm të cilët janë marrë si prova materiale”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dhe sipas mjekut, viktima ka plagët nga një mjet i fort dhe është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër te prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje ne tentativë”.

Të ngjashme