Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy të ndaluar nga policia

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka lëshuar vendim për ndalim ndaj dy të dyshuarve kosovarë, për veprën penale vrasje në tentativë në një lagje të Prishtinës.

Rasti ndodhi mesditën e së dielës, derisa njësia policore kishte hasur në tre meshkuj kosovarë, ku prej tyre njëri ishte i plagosur nga arma e zjarrit dhe tjetri ishte i therur me thikë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK, dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe disa thika.

Me vendim të prokurorit, vetëm njëri nga tre të dyshuarit është liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme