Vrau 9 nxënës, gjykata në Kinë dënon me vdekje autorin

Prishtinë | 11 Kor 2018 | 15:56 | Nga

Një gjykatë në Kinë dënoi me vdekje 28-vjeçarin, Zhao Szavay. Ai u shpall fajtor për vrasjen e nëntë studentëve në 2017-n.

Sulmi ndodhi më 27 prill të 2017-s në provincën Shaanxi, kur disa nxënës po ktheheshin në shtëpi nga shkolla. Szavay, i cili pati studiuar në të njëjtën shkollë, sulmoi nxënësit me një thikë.

Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, ai tha se donte të shfrynte inatin që kishte pasur me shokët e klasës pasi e kishin tallur gjatë studimeve.

Sulmi përfundoi me 9 nxënës të vrarë dhe 10 të plagosur.

Gjykata e përshkroi sulmin si “vrasje me paramendim”. 28-vjeçarin e dënoi me vdekje dhe i ndaluan të gjitha të drejtat politike, por avokatët e Szavay u shprehën se do ta apelojnë vendimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme