Vritet me armë zjarri një person në Peran të Podujevës

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën, pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri në fshatin Peran të Podujevës.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Borovci.

Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Të ngjashme