Vritet një adoleshent në protestat kundër arrestimit të liderit opozitar në Senegal

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Një adoleshent është bërë personi i pestë që është vrarë në Senegal në protestat që pasuan nga arrestimi i liderit të opozitës, Ousmane Sonko, të mërkurën.

I riu u vra të shtunën në përleshjet midis protestueseve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor të Diaobe, raporton BBC.

Protestuesit ishin përpjekur të digjnin ndërtesat zyrtare në qytet.

Sonko u paraqit në gjykatë të premten i akuzuar për prishjen e rendit publik. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për përdhunim.

Ai i mohon akuzat dhe mbështetësit e tij kanë thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme