Vritet një person në një incident policor me të shtëna

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 15:18 | Nga

Një burrë është vrarë sot në një incident me të shtëna që përfshiu policinë në magjistralen “M5” në Bristol të Britanisë së Madhe.

Incidenti ndodhi në rrugën “Portbury Hundred” afër kryqëzimin 19 të “M5” rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Policia britanike e ka konfirmuar incidentin derisa ka thënë se rruga mbetet e mbyllur, shkruan BBC.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: “Ne mund të konfirmojmë se një burrë ka vdekur sot në mëngjes në një incident me të shtëna ku u përfshinë policia”.

Ai ka thënë për BBC se oficerët i kanë shkrepur mes gjashtë dhe 10 plumba përmes dritares së pasagjerit.

“Ata e rrethuan makinën dhe qëlluan mbi të gjashtë apo 10 herë”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme