Vuçiq e quan serioz paralajmërimin e Jucker-it për gjendjen në Ballkan

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Alerksandër Vuçiq, ka folur sot rreth deklaratave të bëra dje nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, rreth mundësisë së shpërthimit të një konflikti në Ballkan njëjtë sikurse gjatë viteve të 90-ta.

Vuçiq ka thënë se deklarata të tilla nuk duhet nënvlerësuar, pasi vijnë nga një politikan mjaft serioz siç është Juncker.

“Është një paralajmërim shumë i fortë që vjen nga presidenti i KE-së, Juncker, se Ballkani mund të jetë në një gjendje të njëjtë sikurse në vitet e 90-ta nëse iu refuzohet perspektiva e integrimit në BE”, ka thënë presidenti serb, raporton tanjug, transmeton Express.

Ai ka shtuar se Serbia do të mundohet të jetë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Dje Juncker ka thënë se nëse BE-ja nuk i qaset seriozisht Ballkanit, specifikisht Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të ndodh që të përsëriten konfliktet e njëjta të viteve 90-ta.

Sipas tij integrimi i kësaj pjese të Ballkanit në BE, po vonohet shkaku i problemeve me kufijtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme