Vuçiq: Jam ngopur me ligjërata për lidhjet me Rusinë dhe Kinën

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “është ngopur me ligjëratat e liderëve perëndimorë për lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën”.

Ai ka thënë se “Serbia edhe më tutje është në rrugën e saj për hyrje në Bashkimin Evropian me gjithë marrëdhëniet me Moskën dhe Pekinin”.

Vuçiq në Davos me këtë rast ka theksuar se “është mërzitur më me atë që liderët evropian po i mbajnë ligjërata për lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke insistuar që Beogradi edhe më tutje është i përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përkundër shtyrjeve të pranimit”, transmeton EuroNews.

Në intervistë, Vuçiq “i ka goditur” kritikët të cilët thonë se Serbia është tepër e afërt me Moskën dhe Pekinin, duke e akuzuar “gjeopolitikën për ngecje të anëtarësimit të Serbisë në BE”.

“Serbia nuk është tepër entuziaste, por edhe më tutje jemi të përkushtuar në rrugën tonë kah BE, sepse nuk shohim alternativë tjetër”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar: “në këtë rrugë jemi tashmë 20 vjet. Mendoj se, përveç Turqisë, asnjë vend nuk ka pritur kaq shumë vjet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme