Në një bisedë me shefen e Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit sot, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia është e gatshme për dialog dhe kompromis në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.
“Puna e Zyrës së saj është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një lidhje me Misionin e OKB-së në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se Serbia i kushton një rëndësi të madhe punës së UNMIK-ut.
“Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1999, është garantuesi i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiq.