Vuçiq nga Tirana: Ukraina mike e Serbisë, nuk e njohu Kosovën

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Ukraina është mike e Serbisë dhe se më e rëndësishmja siç tha ai është se nuk e ka njohur të pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për gazetarët në Tiranë, ku po mbahet Samiti Ukrainë – Evropa Juglindore, Vuçiqi tha se Serbia u përmbahet deklaratave parlamentare dhe qëndrimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe se Ukraina nuk e ka të lehtë.

“Mos harroni pse është e rëndësishme, përveç faktit që këta janë miqtë tanë sllavë, duhet të keni parasysh që Ukraina nuk e ka njohur askund Kosovën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme