Vuçiq paralajmëron bisedë më të ‘shtruar’ me Putinin për Kosovën

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 15:33 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se gjatë qëndrimit në Moskë do ta lusë presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, që ta bisedojnë sa më shtruar problemin e Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Presidenti serb tha se në situatën kur të gjithë ia kanë hyrë angazhimit rreth kësaj çështjeje, do të ishte me rëndësi që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj.

“Do ta lus presidentin Putin që jo vetëm përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë që i jep Serbisë, të dalë qartë me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet dhe institucionet ndërkombëtare”, e citon TV Pink Vuçiqin.

“Do ta lus presidentin Putin që më thellë ta shqyrtojmë problemin e Kosovës e Metohisë”, është shprehur ai.

Aleksandar Vuçiq në Moskë udhëton pas vizitës që i bëri Turqisë, ku u prit me nderime nga presidenti turk, Erdogan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme