Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçakun.

Ai është shprehur se në këtë takim ka theksuar domosdoshmërinë siç u shpreh ai të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin.

“Me Miroslav Lajçakun kam diskutuar për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohen serbët. Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë”, tha ai.

Vuçiq u shpreh se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe arritjes së kushteve më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar tutje Vuçiq në Instagramin e tij.

Të ngjashme