Vuçiq: Përparimi në dialog me Prishtinën është i rëndësishëm, do të sjellë investitorë më shpejt

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i Beogradit po shkon në Bruksel, për të vazhduar dialogun më 19 korrik, në besimin më të mirë, për të diskutuar dhe zgjidhur probleme specifike, nga personat e zhdukur deri te gjithçka tjetër, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai thotë se progresi është i domosdoshëm gjatë negociatave të reja, por thekson se do të shohin nëse është e mundur, shkruan mediumi serb “Politika”, transmeton Reporteri.net.

Në një deklaratë për shtyp pasi e vizitoi një fabrikë në Serbi, Vuçiq tha “se dialogu me Prishtinën është i rëndësishëm për të gjithë vendin tonë, sepse kur të përparojmë në të, ne do t’i sjellim investitorët më lehtë dhe më shpejt.”

“Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ne do të kemi një deficit më të ulët për një miliard euro sesa parashikohet në buxhet, por unë do të doja që ne të kishim edhe më shumë të investuar në investime publike”, deklaroi ai.

Të ngjashme