Vuçiq: Serbia në fund të këtij muaji i siguron vaksinat kundër Covid-19

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur sot se deri në fund të këtij muaji do t’i sigurojnë dy apo tri vaksina kundër COVID-19.

Sipas tij, ende nuk dihet se kur do të filloj vaksinimi i qytetarëve, nëse një proces i tillë do të fillojë në muajin janar 2021, pasi që, siç ka thënë ai, gjithçka varet nga ekspertët e fushës.

Ai ka thënë se tashmë me janë porosituar vaksinat e kompanisë “Phizer”.
“ Do të jenë diku 340 mijë vaksina, për 170 mijë qytetarë”, ka pohuar ai, duke shtuar se janë në bisedime edhe me kompaninë “Moderna” për sigurimin e vaksinave të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme