Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së paraparë për ditën e shtunë në Kosovë, do të bëj homazhe tek vendi ku është vrarë politikani serb Oliver Ivanoviq.
Ivanoviq u vra të martën në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën Veriore, në afërsi të selisë së partisë së tij.
Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë të shtunën dhe të dielën për të biseduar me serbët e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë leje qëndrimi presidentit serb për këtë vizitë.