Në profilin në Instagram të Presidentit të Serbisë, “Avučić”, një përdorues i këtij rrjeti social dërgoi mesazhe dhe kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij.
Mesazhet e lëna nga përdoruesi ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmbajnë mallkime dhe sharje, raporton B92.
Ato u shkruan nën postimet e Vuçiqit rreth asaj se kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, për përparimin dhe zhvillimin e Serbisë dhe ndërtimin e spitalit COVID-19 në Krushevc.
Kujtojmë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar publikisht se Serbia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës.
E deklaratave të tij i është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit në Serbi, Ivica Daçiq.