Vuçiqi e Putini flasin për Kosovën më 2 tetor

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 11:47 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleskandar Vuçiq, siç njofton tanjug, më 2 tetor në Moskë do të takohet me kryetarin e Rusisë Vladimir Putin.

Ky do të jetë takimi i 13-të ndërmjet Vuçiqit e Putinit dhe në të pritet të flitet për Kosovën, transmeton Koha.net.

Për herë të fundit kryetari serb dhe ai rus ata janë takuar në muajin maj të këtij viti kur biseduan për Kosovën dhe furnizimin me pajisje ushtarake ruse.

Mediet serbe më herë kanë njoftuar se kryetari rus Vladimir Putin së shpejti do ta vizitojë Beogradin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme