Ristiq përkujton në letër se serbët “në historinë e marrëdhënieve serbo-ruse, gjithmonë i janë ankuar sundimtarëve rus për shumë armiq të serbëve”, dhe shton se ata tani për herë të parë këtë duhet ta bëjnë për shkak të pushtetarëve serb.
Ai tregon se kryetari i Republikës së Serbisë po përgatitet ta nënshkruaj marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Prishtinën dhe e paralajmëron Vuçiqin për “fatin tragjik të kryeministrit të ndjerë të Serbisë Zoran Gjingjiq”, e që ky fat mund ta gjejë edhe atë.
“Gati të gjitha mediet të cilat e përkrahin regjimin në Serbi e theksojnë dashurinë e Aleksandar Vuçiqit ndaj Rusisë”, thotë Ristiq në letrën dërguar Putinit, të cilën e kanë transmetuar disa portale serbe, dhe pretendon se “Vuçiqi krenohet me atë se deri tani është takuar 13 herë me Putinin”.
Ristiq pranon se “misioni i Putinit te pushteti aktual në Beograd ka qenë delikat”, por megjithatë i bënë thirrje që t’iu sqarojë se” kurrfarë euro-integrimesh nuk mund ta kompensojnë humbjen e territorit, siç është Kosova, dhe se, nëse megjithatë vjen deri te kjo marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve, Putin të mos e përkrahë një zgjidhje të tillë.