Vulin: Bashkëjetesa e detyruar mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë çon në incidente

| 17 Gus 2024 | 14:46 | Nga

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Alleksandar Vullin, ka qëndruar për disa ditë në Moskë për një vizitë zyrtare atje.

Pas kthimit, në një prononcim për transmetuesin publik të Serbisë, ka thënë se është shumë e rrezikshme të hapet ura mbi Lumin Ibër në Mitrovicë.

Madje, ai tha se bashkëjetesa e detyruar mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë “mund të çojë në incidente”.

Vullini tha se “shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë”.

I dyti i qeverisë në Beograd tha se “serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar për shkak të paralajmërimeve për hapjen e urës, por janë të shqetësuar sikurse Qeveria e Serbisë”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për vizitën e tij në Moskë, duke thënë se “Serbia e ka mbështetjen absolute politike të Moskës”. /Klankosova.tv

Të ngjashme