Ekonomia Online
FUNDIT

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa pjesë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. “Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të […]

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa pjesë të Mitrovicës dhe Vushtrrisë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

“Si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor 700 mm në daljen e Vushtrrisë, pranë “EMONA”-s, i gjithë qyteti i Vushtrrisë, si dhe fshatrat deri në Grace, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes. Po ashtu, edhe Dobërlluka dhe Smrekonica janë pa ujë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit janë në vendngjarje dhe janë duke punuar në rregullimin e kësaj çështjeje.

Ndërsa, si pasojë e një defekti në instalimet elektrike të Stacionit të Pompimit në Rekë të Mitrovicës, pa furnizim me ujë të pijes kanë mbetur Tuneli i Parë, Stan Tërgu, Trepça dhe Rahova.

“Ekipi i mirëmbajtjes elektro-maqinerike do të fillojë me riparimin e defektit gjatë ditës së nesërme dhe shpresojmë që furnizimi me ujë për këto fshatra të kthehet nesër gjatë ditës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme