Vushtrria pjesë e Unionit të Bashkive dhe Komunave në rajon, Idrizi: Anëtarësimi ynë është një hap shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të mërkurën ka ndarë lajmin se Vushtrria është bërë pjesë e  Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Idrizi, ka thënë se ky anëtarësim është një hap shumë i rëndësishëm për bashkëpunim rajonal, raporton Ekonomia Online.

“Vushtrria u bë anëtare e Unionit duke marrë përkrahjen e të gjitha Bashkive dhe Komunave, për çka i falënderoj të gjithë kryetarët për mbështetjen”, ka thënë Idrizi.

Postimi i plotë:

VUSHTRRIA PJESË E UNIONIT TË BASHKIVE DHE KOMUNAVE SHQIPTARE NË RAJON 🇦🇱🇽🇰

Nga Ulqini i bukur, kam kënaqësinë që të ndaj lajmin që Komuna e Vushtrrisë edhe zyrtarisht është pjesë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon.

Anëtarësimi ynë është një hap shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat, për të realizuar projekte të përbashkëta dhe për promovimin e qytetit tonë.

Vushtrria u bë anëtare e Unionit duke marrë përkrahjen e të gjitha Bashkive dhe Komunave, për çka i falënderoj të gjithë kryetarët për mbështetjen.

Të ngjashme