Vushtrria synon tërheqjen e investimeve nga diaspora

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se nuk kanë zgjidhet çdo problem i qytetarëve, por po mundohen që brenda kompetencave që i ka komuna të jenë sa më afër qytetarëve.

“Ne po punojmë, kemi ofruar shumë shërbime të mira administrative, por punojmë edhe në infrastrukturë, do të kemi komunë edhe të hapur edhe në kuptimin fizik”, tha Tahiri në emisionin e mëngjesit RTK.

Sipas tij, po mundohen të realizojnë premtimet që i kanë bërë. “Ne po punojmë në shumë fusha, në arsim kemi rritur buxhetin për 40 për qind, në shëndetësi kemi bërë investime, po punojmë që të kemi lehtësira për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”, tha ai.

I pari i Vushtrrisë bëri me dije se Komuna e Vushtrrisë synon tërheqjen e investime nga diaspora, pasi që ato investime janë shumë me rëndësi.

Ai ka folur edhe për zonën ekonomike, kurse për Tregun e Vushtrrisë do të marrin modelin e Tiranës. Edhe për Stacionin e Autobusëve, sipas Tahirit do të kenë angazhim që të nderohet ai.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme