VV ankohet në Supreme për Prishtinën e Prizrenin

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 14:49 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Suprem ankesë ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili çon në rinumërim të tërësishëm Prishtinën e Prizrenin.

Dardan Sejdiu ka dërguar në emër të Vetëvendosjes ankesë.

Sejdiu tha se presin që Supremja të marrë vendim të drejtë, ngase nuk pranojnë vendime të tjera.

“Kërkojmë që të anulohet vendimi për rinumërimin e tërësishëm dhe kërkojmë që sa më shpejt të përfundojë numërimi i votave me kusht dhe votave nga diaspora. Nuk do të pranojmë asnjë rezultat që vije nga ky lloj manipulimi”.

PAZAP dje ka marrë vendim që ta do dërgoj në rinumërim Prishtinën dhe Prizrenin.

Mul Desku, nga PZAP, ka thënë për Ekonomia Online se ky vendim është marrë pas parregullsive që partitë pretendojnë se kanë hasur gjatë balotazhit të së dielës.

Në PZAP janë bërë dhjetë ankesa. LDK edhe zyrtarisht kërkoi rinumërimin në kryeqytet.

Se në komunën e Prishtinës ka pasur parregullsi gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve të së dielës, e tha Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati i së cilës ka një rezultat të ngushtë më Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

Përveç Prishtinës, në rinumërim do të shkojë edhe Komuna e Prizrenit. Në këtë qytete, PDK pretendon se ka pasur shkelje.

PDK-ja ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata ka pasur shkelje të mëdha dhe mospërputhje të procesverbaleve të rezultateve.

Të ngjashme