VV: Arsimi në gjendje të rëndë, analfabetizmi në rritje

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 12:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për gjendjen e arsimit gjatë këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Ismajl Kurteshi, deputet i VV-së njëherit edhe kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Inovacion dhe Ndërmarrësi, tha se përkundër numrit të madh të studentëve që ka Kosova, analfabetizmi këtë vit ka shënuar rritje të theksuar, gjë që çon në gjendje edhe më të rëndë të arsimit në vend.

“Gjendja në institucionet parashkollore ku rreth 5 për qind e fëmijëve tanë shkojnë në çerdhet publike kurse sa shkojnë në private askush nuk ka evidencë. Mësimi fillor shkojnë 95.6 për qind e fëmijëve, ndërsa në të mesme dhe të larta bie në 84.5 për qind. Prej atyre që shkojnë në të mesme 51 për qind në gjimnaz, 49 për qind në shkolla profesionale. Kjo nuk ndodh ne vende ku janë të zhvilluara dhe ku arsimi është i zhvilluar”.

“Sa i përket numrit të studentëve, Kosova është kampione për numër të studentëve. Përkundë numrit të madh të studentëve, analfabetizmi primar është ende mjaft i madh. Nga numri i tërësisht 5.4 për qind janë analfabetë, numri i analfabetë funksionalë është jashtëzakonisht i madh. Në 2008, 62 për qind e qytetarët janë qenë analfabetë funksionalë. Këtë vit shkon në 83 për qind analfabetë funksionalë”.

“Tekstet shkollore në gjuhën serbe, që importohen prej Serbisë janë tekste në kundërshtim me Kushtetutën që në vend të mbjellim afrim mes qytetarëve, mbjellin urrejtje ndaj tyre sidomos shqiptarëve. Arsimimi i personave me aftësi të kufizuara has në probleme të mëdha sepse kanë probleme në qasje në institucionet e arsimit. Derisa shkollat tona kanë shumë probleme sa i përket mjeteve, buxhetit, në MAShT gjenden mjete për udhëtime të shtrenjta jashtë vendi, trajnime jashtë vendi”.

“Para dy viteve Kuvendi pati nxjerrë një rezolute që arsimin e patë shpallë prioritet kombëtar, por tani kemi shkolla me tri ndërrime, 30 minuta orë të mësimit dhe me mungesa jashtëzakonisht të mëdha. Sa i përket mësimit në institucionet e arsimit të lartë privat, ka lëshime jashtëzakonisht të mëdha. Nuk përfillen ligjet në të shumtën e rasteve, ka studentë të regjistruar pas afati, regjistrime më të mëdha në numër se sa lejohet dhe mungojnë ndonjëherë edhe librat amë”.

“Përdorimi i narkotikëve nëpër shkolla është shqetësuese, sepse numri që po i përdorin narkotiket është i madh, por nuk kemi ndërmarrje serioze nga institucionet tona”.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se kuadrat që ofrojnë institucionet arsimore nuk janë në gjendje të mirë, ndërsa shtoi se me qeverisjen aktuale kjo gjendje nuk do të ndryshojë.

“Pas rezultateve e shkuese i kemi rezultatet e indeksit human. Sipas tyre dëshmohet se nxënësit e Kosovës që vijojnë 13 vite shkollim marrin njohuri vetëm për 7 vite shkollim.  Kjo duhet të jetë alarm shoqëror. Duhet të ishte shqetësim për ministrinë, qeverinë për të gjithë, por kjo nuk po ndodhë. Kjo gjendje jo vetëm që nuk po e merr vëmendjen por ndërhyrja e MAShT vazhdon të jetë jo rrallë herë korruptive”.

“Shpenzimet kapitale të paraparë me projektligjin për buxhetin vazhdojnë të jenë për ndërtimin dhe investimin në shkolla dhe jo në projekte për përmirësimin e cilësisë e aq më pak në institucione parashkollore”.

“Buxheti edhe këtë vit nuk e ka prioritet ndërtimin e institucioneve parashkollore. Kosova ende shpenzon pak në arsim dhe këto shpenzime shkojnë në infrastrukturë. Kjo gjendje është mjaft shqetësuese dhe është e qartë që me këtë qeverisje nuk do të kemi rezultate më të mira”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, December 22, 2018

Të ngjashme