VV: Gjetjet e Auditorit konfirmojnë keqmenaxhimin në komunën e Pejës

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 13:44 | Nga

Vetëvendosja në Pejë, përmes një kumtese, ka shfaqur shqetësiminme gjetjet e Auditorit të jashtëm për vitin 2017. Këto gjetje, sipas kumtesës, kanë konfirmuar ato që ne i kemi theksuar vazhdimisht gjatë vitit 2017 për keq menaxhim dhe jo efikasitet. Këto i ka thënë anëtari i Kryesisë Bashkim Nurboja me një konferencë për media të mbajtur në Pejë.

“Formati aktual i raportimeve menaxheriale nuk ofron bazë për kontrolle të brendshme efektive meqenëse raportimi me shkrim tek menaxhmenti i lartë bëhet vetëm sipas kërkesës dhe jo në baza të rregullta kohore. Si pasojë e kontrolleve jo të mira janë vërejtur dobësi në fushën e të hyrave, prokurimit, subvencioneve, pagesën e shpenzimeve, si dhe në raportimin e obligimeve”, thuhet në këtë raport.

shumica e gjetjeve që kemi vërejtur, ku ka potencial të dëmtohet buxheti i Komunës, kemi vërejtur edhe shkelje që mund të konsiderohen penale.

Në faqen 14, çështja 4, flet për mos respektimi i kritereve në konkurset publike. A duhet që personat që kërkojnë punë të punësohet vetëm nëse janë anëtarësuar në LDK? Këtu sigurisht dikush që i ka plotësuar kushtet e konkursit nuk është pranuar, deri sa ata që nuk i plotësojnë kushtet pranohen.

Në faqen 18, çështja 11, e kanë zgjatur kontratën për furnizim me derivate të naftës edhe pse e dinë që nuk kanë drejtë sipas Ligjit për prokurim publik. Çka ka qenë urgjenca që e kanë zgjatë kontratën pa prokurim? Dhe, cilës kompani i është zgjatur kontrata?

Në faqen 20 çështja 14, humbjet nga lëndët në gjyqësor të cilat janë ekzekutuara janë 606,990 euro, kjo shumë është rreth 10% e investimeve kapitale që bëhen në Komunën e Pejës. Si është e mundur të humben të gjitha këto konteste, a janë duke bërë aq shumë padrejtësia sa që për Gjykatën po është shumë lehtë me vendos kundër Komunës? Apo i bëni këto gjëra në koordinim me operatoret ekonomik që ta dëmtoni buxhetin e shtetit?

Ne mendojmë që këto gjëra duhet të hetohen nga prokuroria, dhe të shikohet se a është dëmtuar buxheti i komunës. Ne ftojmë prokurorin në Pejë që ti bëjë hetimet sa më shpejt, thotë ndër të tjera kumtesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme