VV-ja erdhi në muajin shkurt para tri vitesh në pushtet – Kurti: Në shkurt 2024, edhe dielli po rrezaton më ngrohtë

Prishtinë | 06 Shk 2024 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njihet se përdor gjuhë figurative e dykuptimshme, për të përçuar mesazhe te përkrahësit e tij. Kështu bëri edhe sot gjatë lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme, raporton Ekonomia Online.

Kurti i cili erdhi në pushtet pikërisht në muajin shkurt, para tri vitesh, tha se në shkurt 2024 edhe dielli po rrezaton më ngrohtë, ndoshta duke aluduar se qeverisja e tij po bën “mrekulli”.

“Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë e tash përveç se do ta shfrytëzojmë ndriçimin e tij dhe atmosferën e ndejës sonë, energjinë le ta kthejmë në energji të pastër për shtëpitë tona e bizneset tona”, deklaroi Kurti.

Të ngjashme