VV-ja në seancë me NPB-në, salla mbushet me deputetë e aktivistë

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 14:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të hënën është mbajtur seanca gjyqësore në të cilën u shqyrtua padia e VV-së ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.

Në sallën e gjyqit të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, si dhe deputetët Sali Zyba, Enver Haliti, Enver Dugolli e Adnan Rrustemi.

VV-ja i ishte drejtuar në muajin gusht Gjykatës Themelore të Prishtinës, me padi për caktimin e masës së sigurisë ndaj kontratës “për ndërtimin e objektit të përbashkët banesor-afarist”, e lidhur mes NPB-së dhe një konsorciumi privat.

Lidhur me rastin, NPB-ja është ballafaquar në gjykatë edhe me padi nga Qeveria e Kosovës, por rastin e ka fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Më 21 prill të këtij viti, Gjykata e Apelit ka refuzuar padinë e Qeverisë së Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të iniciuar nga NPB-ja.

Po ashtu, paraprakisht në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar të njëjtën padi të Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/vv-ja-perballet-me-npb-ne-ne-gjykate-kryetari-rama-po-e-toleron-krimin/

Të ngjashme